Përsëritja e një kushti të ndyrë ndaj tre vendeve arabe


E enjte, 28 Maj 2026
Përsëritja e një kushti të ndyrë ndaj tre vendeve arabe

Trump kërcënon të mos nënshkruajë paqe me Iranin nëse Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti nuk nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit me Izraelin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po rrit presionin mbi vendet arabe të Gjirit për të nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Ai po luan dhe po shantazhon vendet arabe, domethënë po luan një lojë të ndyrë në të cilën mban peng botën, veçanërisht vendet arabe, duke u përpjekur të realizojë qëllimet e Izraelit sionist.

“Nëse Mbretëria e Arabisë Saudite, Katari, Kuvajti dhe i gjithë grupi nuk nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, ne nuk do të vazhdojmë me përfundimin e një marrëveshjeje me Iranin. Këto vende na e kanë borxh këtë; Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend i guximshëm.”

 

Kjo sjellje tregon qartë se cili është qëllimi i vërtetë i luftës me Iranin, d.m.th. objektivi i vërtetë janë vendet e pasura arabe, dhe Irani është vetëm një mënyrë për të arritur këtë qëllim. /tesheshi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit