E mërkurë, 3 Qershor 2026

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shprehur optimizëm se negociatat në vazhdim mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë në Washington mund të çojnë së shpejti në një marrëveshje zyrtare të sigurisë, transmeton Anadolu.
Ai konfirmoi se përfaqësuesit e të dy vendeve po takohen për ditën e dytë radhazi në Departamentin e Shtetit.
“Shpresojmë që sot të prodhojmë një deklaratë të përbashkët dhe një plan veprimi për një rrugë drejt sigurisë në atë vend”, tha Rubio para Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Bisedimet e sponsorizuara nga SHBA-ja vijnë pas javësh sulmesh pothuajse të përditshme izraelite, të cilat kanë vrarë gati 3.500 persona që nga 2 marsi, pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi më 17 prill dhe u zgjat më vonë deri në fillim të korrikut.
Konflikti u përshkallëzua së fundmi, pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi trupat të thellonin inkursionin dhe bëri thirrje për sulme ndaj Bejrutit.
Megjithatë, ai u tërhoq pas një telefonate të tensionuar me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili e quajti “i çmendur”.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
