Katër persona rrihen mes vete në Ferizaj, njëri pëson lëndime të rënda


E hënë, 15 Qershor 2026
Katër persona rrihen mes vete në Ferizaj, njëri pëson lëndime të rënda

Katër persona janë përleshur fizkisht mes vete, me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës në Ferizaj, ku dyshohet se gjithçka ka nisur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur –rrahur mes vete katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK.”, thuhet në raport.

Aty thuhet se tre të dyshuar janë  arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa rasti është duke u hetuar. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit