Trump njofton Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë “përfunduar”


E shtunë, 2 Maj 2026
Trump njofton Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë “përfunduar”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë përfunduar, pas armëpushimit që ka qenë në fuqi që nga fillimi i prillit, transmeton Anadolu.

“Më 7 prill 2026, urdhërova një armëpushim dyjavor. Armëpushimi që atëherë është zgjatur. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe Iranit që nga 7 prilli 2026. Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar”, shkroi Trump në letra të ndara drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe senatorit Chuck Grassley.

E premtja shënon 60 ditë që kur Trump njoftoi zyrtarisht Kongresin për veprimin ushtarak. Sipas Rezolutës për Kompetencat e Luftës, presidenti duhet të kërkojë autorizim nga Kongresi për të vazhduar armiqësitë përtej 60 ditëve.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit