E enjte, 23 Prill 2026

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv nëna e të ndjerit, Esma, derisa u bë e ditur se seanca do të fillojë nga ora 13:15.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm.
I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë.
Në njëvjetorin e vdekjes, nëna e tij pati rrëfyer në Klan Kosova se si e kishte pranuar lajmin e trishtë. Ajo ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Nëna e Auron Thaqit kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj (VIDEO)
Burimi: klankosova
