72,736 viktima nga agresioni izraelit në Gaza që nga tetori 2023


E diel, 10 Maj 2026
72,736 viktima nga agresioni izraelit në Gaza që nga tetori 2023

Autoritetet shëndetësore në Gaza njoftuan se numri i viktimave nga agresioni izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 72,736 të vrarë dhe 172,535 të plagosur që nga 7 tetori 2023.

Sipas burimeve mjekësore, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar pesë viktima, përfshirë një trup të nxjerrë nga rrënojat, si dhe 15 të plagosur.

Po ashtu, bëhet e ditur se që nga prishja e armëpushimit në tetor të vitit të kaluar, numri i viktimave është rritur në 850, ndërsa 2,433 persona janë plagosur. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin edhe 770 trupa nga nën rrënoja.

Burimet theksuan se shumë persona vazhdojnë të mbeten nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe shpëtimit nuk po arrijnë t’u qasen zonave të prekura. /mesazhi


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit