Ekspertët: Të rinjtë përdorin paracetamol pa masë


E diel, 10 Maj 2026
Ekspertët: Të rinjtë përdorin paracetamol pa masë

Ekspertët shëndetësorë kanë ngritur shqetësimin për përdorimin në rritje të Paracetamol tek të rinjtë, duke paralajmëruar se marrja e tij pa kontroll dhe pa këshillë mjekësore mund të sjellë pasoja serioze për organizmin.

Sipas mjekëve, shumë të rinj po e përdorin paracetamolin për çdo lloj dhimbjeje apo temperature, pa respektuar dozën e lejuar dhe intervalet kohore të rekomanduara.

Ekspertët theksojnë se megjithëse konsiderohet një nga ilaçet më të përdorura kundër dhimbjeve dhe temperaturës, përdorimi i tepruar mund të dëmtojë sidomos mëlçinë dhe, në raste të rënda, të çojë edhe në komplikime serioze shëndetësore.

Ata bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim, sidomos tek të rinjtë, që të mos përdorin medikamente pa nevojë dhe pa konsultim me profesionistët shëndetësorë.

“Marrja e shpeshtë e ilaçeve pa kontroll po kthehet në një zakon shqetësues. Çdo medikament, edhe kur shitet pa recetë, duhet përdorur me kujdes,” paralajmërojnë ekspertët.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit