E diel, 10 Maj 2026

Heqja e barkut është një nga problematikat më të përmendura sidomos afër sezonit veror. T ë gjithë duam të dukemi sa më në formë por pa patur nevojë për ushtrime të forta për të pasur patjetër rezultat. Ekspertët e fitnesit sugjerojnë ushtrime të thjeshta për barkun që mund të bëhen edhe ulur në karrige, pa pasur nevojë për palestër apo pajisje speciale. Sipas trajnerëve, këto ushtrime ndihmojnë në forcimin e muskujve të barkut, përmirësimin e qëndrimit të trupit dhe reduktimin e dhimbjeve të shpinës. Ato rekomandohen sidomos për personat që kalojnë shumë kohë ulur ose kanë vështirësi me ushtrimet tradicionale në dysheme.
Ndër lëvizjet më të përdorura janë ngritja e gjunjëve drejt barkut dhe ushtrimet e balancës në karrige. Specialistët këshillojnë që ushtrimet të bëhen rregullisht dhe me lëvizje të kontrolluara për rezultate më të mira. Me kalimin e viteve, humbja e peshës, sidomos në zonën e barkut, bëhet gjithnjë e më sfiduese. Pas moshës 50 vjeç, ndryshimet hormonale si ulja e estrogjenit tek gratë dhe testosteronit tek burrat, të kombinuara me një metabolizëm më të ngadaltë, ndikojnë drejtpërdrejt në grumbullimin e yndyrës abdominale.
Kjo yndyrë jo vetëm që është e vështirë për t’u eliminuar, por paraqet edhe rrezik për shëndetin kardiovaskular dhe metabolik. Gjatë menopauzës dhe andropauzës, trupi ndryshon mënyrën se si shpërndan yndyrën. Në të njëjtën kohë, masa muskulore bie, çka do të thotë se digjen më pak kalori edhe në gjendje pushimi.
Fryrja e barkut gjithashtu është një nga shqetësimet më të zakonshme të sistemit tretës dhe mund të prekë këdo, pavarësisht moshës. Ajo shfaqet shpesh si pasojë e kapsllëkut, gazrave, dehidratimit, intolerancave ushqimore apo zakoneve jo të shëndetshme gjatë ngrënies. Edhe pse e bezdisshme, në shumicën e rasteve mund të lehtësohet me disa ndryshime të thjeshta në dietë dhe stil jetese ose masazhe limfatikë.
Burimi: mesazhi
