Goditje për Barcelonën: Yamal dëmtohet dhe rrezikon mungesën deri në fund të sezonit


E enjte, 23 Prill 2026
Goditje për Barcelonën: Yamal dëmtohet dhe rrezikon mungesën deri në fund të sezonit

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Celta Vigos, por suksesi është zbehur nga dëmtimi i Lamine Yamal, i cili pritet të mungojë për disa javë.

Talenti spanjoll realizoi golin e vetëm të ndeshjes nga penalltia, por në momentin e goditjes pësoi një dëmtim në kofshën e majtë. Ai nuk festoi, por kërkoi menjëherë ndërrim, duke u shtrirë në fushë i shqetësuar.

Sipas informacioneve të para nga klubi, bëhet fjalë për një problem muskulor, ndërsa ekziston frika se sezoni në La Liga mund të ketë përfunduar për të. Barcelona tashmë kryeson me 9 pikë diferencë nga Real Madrid, me 6 javë të mbetura deri në fund, ndërsa më 10 maj luhet “El Clasico”.

Situata ka ngritur shqetësim edhe te Kombëtarja e Spanjës, duke qenë se Yamal pritet të mungojë për disa javë në një moment vendimtar.

Ndeshja u ndërpre për rreth 20 minuta edhe për shkak të një incidenti në tribunë, ku një tifoz pati probleme shëndetësore, para se loja të rifillonte dhe të përfundonte me fitoren minimale të katalanasve./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit