E premte, 24 Prill 2026

Barcelona ka bërë hapa konkretë drejt transferimit të Alessandro Bastoni, duke arritur pothuajse dakordim për kushtet personale me mbrojtësin e Inter, sipas raportimeve të “Diario Sport”.
Qendërmbrojtësi italian shihet si prioriteti kryesor i katalanasve për të përforcuar anën e majtë të mbrojtjes, veçanërisht pas largimit të Inigo Martinez.
Burimet bëjnë të ditur se një kontratë pesëvjeçare, që do ta mbante Bastonin në klub deri në vitin 2031, është shumë pranë nënshkrimit. Interesimi për të është shtyrë fort nga drejtori sportiv Deco, i cili prej kohësh e vlerëson mbrojtësin italian.
Megjithatë, marrëveshja përfundimtare varet nga negociatat me Interin, që pritet të kërkojë rreth 70 milionë euro për kartonin e tij. Barcelona po shqyrton mënyra për ta ulur këtë shumë, duke përfshirë edhe lojtarë të rinj në ofertë.
Me dëshirën e vetë Bastonit për t’u bashkuar me klubin katalanas, gjithçka tashmë mbetet në dorën e marrëveshjes mes dy klubeve. /GazetaSinjali/
Burimi: 04online
