Grabitje si në filma në rrugën Prishtinë-Ferizaj, hajnat marrin mbi 40 mijë euro


E premte, 24 Prill 2026
Grabitje si në filma në rrugën Prishtinë-Ferizaj, hajnat marrin mbi 40 mijë euro

Një grabitje si në filma ka ndodhur pasditen e djeshme te rrethrrotullimi i një qendre tregtare në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Hajnat, sipas Policisë, kishin arritur që një personi t’ia marrin një shumë të konsiderueshme të parave.

Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se shuma e grabitur është mbi 40 mijë euro.

Kjo ngjarja ishte përfshirë edhe në raportin 24 orësh të Policisë të datës së sotme.

“Rreth rrotullimi i Qendrës Tregtare Prishtina Mall, 22.04.2026, 16:55. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një firmë ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar automjetin e firmës e kishte goditur nga mbrapa një veturë. Pas goditjes kishin dalë nga vetura dy persona të dyshuar të cilët kishin përdor sprej ndaj tij dhe kishin arrit që të marrin çantën në të cilën ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme dhe kishin ikur në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, u tha në raportin e Policisë. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit