Seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh, Prokuroria kërkon 25 vjet burgim për Jelena Gjukanoviqin


E enjte, 23 Prill 2026
Seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh, Prokuroria kërkon 25 vjet burgim për Jelena Gjukanoviqin

Në Gjykatë Themelore të Prishtinës u mbajt sot seanca ndaj ish-punëtores së OSBE-së Jelena Gjukanoviq, e cila akuzohet për vepren penale të spiunazhit.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria ka kërkuar dënim prej 25 vjetësh (dënim maksimal) në këtë rast që konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë që është trajtuar në Kosovë.

Shpallja e aktgjykimit në këtë rast pritet të bëhet të hënën më 27 prill, në ora 13:15, njofton Klankosova.tv.

Zhvillimet në këtë çështje i ka përcjellë nga afër edhe Klan Kosova.

Gjykata në Prishtinë: Spiunonte për BIA, serbja s’e pranoi fajin (VIDEO)


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit