E enjte, 23 Prill 2026

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.
Dyshohet se një 29 vjeçar ka rënë nga një lartësi e një objekti në ndërtim e sipër.
Burimet brenda policisë bëjnë me dije se aktualisht një person po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
“Ai dyshohet se derisa po e drejtonte Kranin, kishte lëvizur diçka që ka ndikuar deri tek rrëzimi i viktimës nga skelja. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe prokurori i rastit të cilët edhe e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe është iniciuar hetimi i këtij rasti”, njofton Klankosova.tv.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion në IML”.
Burimi: klankosova
