E shtunë, 9 Maj 2026

Në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, një femër kosovare më 2 maj kishte raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur një shumë parash.
Pas hetimeve, të premten është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar, i dyshuar për disa raste të ngjashme vjedhjesh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
“Rr. Hajdar Dushi, Prishtinë 02.05.2026-NN. Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se persona të panjohur duke i thyer xhamin e veturës, i kanë vjedhur një shumë parash nga aty. Me 08.05.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuar për shumë raste vjedhje të tilla- ngjashme. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është ndaluar për 48-orë. Rasti nën hetime vazhdueshme”, njofton PK. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
