Erdogan thekson rëndësinë e Korridorit të Mesëm Lindje-Perëndim përmes tranzitit Kaspik


E enjte, 14 Maj 2026
Erdogan thekson rëndësinë e Korridorit të Mesëm Lindje-Perëndim përmes tranzitit Kaspik

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka theksuar rëndësinë e Korridorit të Mesëm Lindje-Perëndim përmes tranzitit Kaspik, duke e quajtur atë “ekuivalent modern i Rrugës së Mëndafshit”, raporton Anadolu.

Gjatë një konference për media në Kazakistan, Erdogan tha se rëndësia e këtij korridori po kuptohet gjithnjë e më mirë me kalimin e çdo dite.

Ai u zotua se Ankaraja do të vazhdojë ta promovojë këtë korridor së bashku me Kazakistanin dhe partnerë të tjerë për transportin e ngarkesave dhe burimeve energjetike drejt Perëndimit.

“Dëshirojmë të transportojmë përmes vendit tonë drejt tregjeve globale sasi më të mëdha nafte nga Kazakistani, një nga eksportuesit kryesor të naftës në botë”, shtoi ai.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit