E premte, 5 Qershor 2026

Gjatë muajit maj 2026, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë regjistruar gjithsej 130 aksidente të komunikacionit rrugor.
Sipas të dhënave, 1 aksident ka qenë me fatalitet, ku ka humbur jetën 1 person, 53 aksidente kanë qenë me lëndime ku janë lënduar 79 persona, ndërsa 76 aksidente janë raportuar me dëme materiale.
– Me fatalitet – 1 aksident, ku ka mbetur i vdekur 1 person
– Me lëndime – 53 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 79 persona
– Me dëme materiale – 76 aksidentePër krahasim, gjatë muajit maj 2025 ishin raportuar gjithsej 153 aksidente, prej tyre:
– Me lëndime – 65 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 92 persona
– Me dëme materiale – 88 aksidente
Në krahasim me majin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 153 aksidente gjithsej, këtë vit është shënuar rënie prej 15 për qind të numrit të aksidenteve.
Në periudhën e njëjtë, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6.322 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 118 patentë shoferë për shkelje të rënda. Krahasuar me majin 2025, kur ishin shqiptuar 6.079 gjoba, këtë vit është shënuar rritje prej rreth 4 për qind. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
