Arrestohet 30-vjeçari i dënuar për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit


E mërkurë, 20 Maj 2026
Arrestohet 30-vjeçari i dënuar për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person që ka pasur urdhëresë gjykate.

Në një komunikatë për media, forcat e rendit kanë bërë të ditur se personi i dënuar është prangosur pasditen e sotme në Shtime.

Ai ka qenë i denuar se ka kryer veprën penale të vjedhjes.

“Më datën 20.05.2026, rreth orës 18:20, nga hetuesit e stacionit policor në Shtime është ndaluar personi F. Xh ( 30 vjeç) , i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.”, thuhet në njoftim.

Pas ndalimit, personi është dërguar në vuajtje të dënimit prej katër muaj e gjysmë, për veprën penale “Vjedhje”. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit