Ministri pakistanez udhëton për në Teheran në vizitën e dytë në më pak se një javë mes ndërmjetësimit SHBA-Iran


E mërkurë, 20 Maj 2026
Ministri pakistanez udhëton për në Teheran në vizitën e dytë në më pak se një javë mes ndërmjetësimit SHBA-Iran

Ministri i Punëve të Brendshme i Pakistanit, Mohsin Naqvi ka udhëtuar për në Teheran për takime me zyrtarë të lartë iranianë, transmeton Anadolu.

Duke cituar burime diplomatike të informuara në Islamabad, agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi se Naqvi u nis për në Teheran për të zhvilluar bisedime me zyrtarë të Iranit.

Vizita shënon udhëtimin e dytë të ministrit Naqvi në Iran në më pak se një javë.

Gjatë vizitës së tij të mëparshme në Teheran ditëve të fundit, sipas agjencisë IRNA, ministri pakistanez u takua me presidentin Iranian, Masoud Pezeshkian, ministrin e Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, kryeparlamentarin Mohammad Bagher Qalibaf dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Eskandar Momeni.

Udhëtimi vjen mes përpjekjeve të ndërmjetësimit pakistanez për të arritur një marrëveshje midis Iranit dhe SHBA-së për t’i dhënë fund luftës së tyre.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit