Hector Fort në udhëkryq, Barcelona vendos çmimin për mbrojtësin


E mërkurë, 19 Gusht 2026
Hector Fort në udhëkryq, Barcelona vendos çmimin për mbrojtësin

E ardhmja e Hector Fort te Barcelona mbetet e paqartë, ndërsa interesimi për mbrojtësin 20-vjeçar po rritet.

Sipas “Mundo Deportivo”, Real Sociedad ka kontaktuar Barcelonën për të mësuar kushtet e një transferimi. Klubi katalanas kërkon rreth 10 deri në 15 milionë euro për shitjen e Fortit, një shifër që aktualisht konsiderohet e lartë nga skuadra baske, shkruan 04 Online.

Real Sociedad do të preferonte një huazim, por Barcelona nuk dëshiron ta dërgojë sërish lojtarin në huazim pa përfshirë një detyrim blerjeje në kontratë.

Fort sezonin e kaluar luajti në formë huazimi te Elche, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe klube të tjera të La Ligës.

Nëse Barcelona nuk ndryshon kërkesat e saj, largimi i Fortit drejt një kampionati tjetër mund të bëhet një mundësi konkrete gjatë kësaj vere./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit