Kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë, nga ora 11:00 deri në 17:30


E enjte, 20 Gusht 2026
Kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë, nga ora 11:00 deri në 17:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të enjten, më 20 gusht, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit me peshë mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit