Rasti i fajdesë në Prizren, kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit


E enjte, 20 Gusht 2026
Rasti i fajdesë në Prizren, kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve, Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të cilët dyshohen për tri vepra penale “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Gjykata Themelore e Prizrenit përmes zëdhënësit Marcel Lekaj.

“Po, kërkesën e kemi pranuar. Është regjistruar rreth orëve të mesnatës. Seanca ndaj tyre ka filluar nga ora 10:00 dhe besoj brenda afatit ligjor do të cakohet edhe masa nga gjyqtarja”, tha Lekaj.

Tre të arrestuar në aksionin kundër fajdesë në Prizren


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit