Suedia e nis me spektakël Botërorin, mposht Tunizinë me rezultat të thellë


E hënë, 15 Qershor 2026
Suedia e nis me spektakël Botërorin, mposht Tunizinë me rezultat të thellë

Suedia e ka nisur me fitore bindëse aventurën në Kupën e Botës, duke triumfuar 5-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen hapëse të Grupit F.

Suedezët dominuan takimin që nga fillimi dhe kaluan në epërsi me golin e Yasin Ayarit, ndërsa më pas Alexander Isak dyfishoi rezultatin për 2-0. Tunizia ngushtoi shifrat para pushimit me Omar Rekik, duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim.

Megjithatë, pjesa e dytë i takoi plotësisht Suedisë. Viktor Gyökeres realizoi golin e tretë pas asistimit të Isakut, ndërsa Mattias Svanberg dhe Ayari me golin e tij të dytë vulosën fitoren e thellë 5-1.

Me këtë triumf, Suedia merr tri pikë të rëndësishme në Grupin F dhe dërgon sinjale të forta për ambiciet e saj në këtë Botëror. Ndeshja e ardhshme ndaj Holandës pritet të jetë testi më i madh për skuadrën e drejtuar nga Graham Potter.

Nga ana tjetër, Tunizia mbetet nën presion pas humbjes së rëndë dhe do të kërkojë reagim në përballjen e radhës kundër Japonisë./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit