LVV dhe LDK mbajnë sot mbledhjet e Këshillave të Përgjithshëm


E diel, 10 Maj 2026
LVV dhe LDK mbajnë sot mbledhjet e Këshillave të Përgjithshëm

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhjet e Këshillave të tyre të Përgjithshëm, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje është paralajmëruar të nisë nga ora 10:00, ndërsa dy orë më vonë, nga ora 12:00, mbledhjen e saj do ta mbajë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto zhvillime vijnë pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të caktuara për 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri të vendit.

Të dyja partitë pritet që në këto mbledhje të konfirmojnë kandidaturat për kryeministër, ku favorite mbeten liderët e tyre, Albin Kurti nga VV-ja dhe Lumir Abdixhiku nga LDK-ja.

Në listën e partisë së LDK-së do të jetë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila sërish hyn në garë për postin e Presidentes


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit