LVV zyrtarizon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit


E diel, 10 Maj 2026
LVV zyrtarizon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ka nominuar Albin Kurti si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 7 qershorit.

Nominimi i Kurtit ka marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve gjatë mbledhjes së mbajtur të shtunën.

U.D e presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka bërë lëvdata për bashkëpartiakun gjatë propozimit të tij.

“E propozoj se e njoh nga afër. E them me bindje me plotë, ai nuk e ka kuptuar pozitën e kryeministrit as si rehati e as si privilegj. Për të, pozita ka qenë për t’i ndihmuar qytetarëve. Për Albin Kurtin, shteti matet aty ku prek jetën e qytetarit. Përtej qeverisjes më të suksesshme, me te shteti nuk është strehë për të fortët e as strehë për plaçkë. Është i pashantazhueshëm në politikë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit