E premte, 15 Maj 2026

Ngushëllues fakti që estonezët gjithsesi nuk kanë lidhje me izraelitët
Rama ka ftuar të tjerë të huaj që të vijnë në Shqipëri teksa shqiptarët vijojnë të ikin, nën një peshë të rëndë humbje shprese se vendi i tyre do të mbrothësohet.
I vizatuar tashmë si ndoshta zhgënjimi më i madh në historinë e Shqipërisë si shtet, Rama është në Estoni, ku prej këtij vendi balltik ftoi estonezët të vijnë te ne.
“Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë që prej 2023-shin. Shpresoj se do të zgjatet ky sezon i fluturimit drejtpërdrejtë. Ju ftoj të largoheni nga vendi edhe në dimër, që të vini të gjeni plazhet. Nuk kemi simpati për Putinin atje, kështu që do të ndiheni krejt si në shtëpi”, tha Rama.
Nga ana tjetër, tregoi mahnitje nga ky vend balltik që është pioner në teknologjizimin e shërbimeve.
“Me ju jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por urdhërrëfyes estonez dhe jam shumë mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë të vijnë më shpesh dhe të mësojnë prej jush dhe nga ajo që ju bëni, sidomos në nivelin e sektorit arsimor, duke nisur me fëmijët për t’u dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel.
Është e afërmendshme që ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin inovacion që e ka bërë Estoninë markë globale”, tha Rama.
Cështja është se estonezët nuk kanë namin e keq të izraelitëve, të cilëve Rama po jua jep Shqipërinë në tepsi, një akt që me gjasë shumë në politikën botërore e padyshim në atë europiane, vënë duart në kokë. Çuditërisht, shqiptarët ende jo. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
