E hënë, 29 Shtator 2014
Madrid – Real Madrid i ka bërë të qartë Kristiano Ronaldos se nuk kanë ndërmend ta lejojnë të kthehet te Mançester Junajted verën që vjen.
Trajneri i ri i të kuqve Louis van Gaal shprehu publikisht interesin në nënshkrimin me 29-vjeçarin javën e kaluar, por fituesit në fuqi të kupës së kampionëve deri tani duken të patundur në hapjen e negociatave dhe kanë refuzuar diskutimin e një çmimi për sulmuesin.
Vetë marrëdhënia e Ronaldos me Real Madridin ka qenë ambivalente, megjithë arritjet rekord gjatë pesë viteve të para me klubin dhe fitimet nga më të lartat e sportit.
Mançester Junajted është përpjekur ta rikthejë sulmuesin edhe më parë në Old Trafford, siç ndodhi më 2013 përpara rinovimit të kontratës me Madridin, dhe subjekti është hapur përsëri këtë verë, teksa Junajted shpenzoi €257 milionë vetëm në transferimet e lojtarëve të rinj.
Është sugjeruar se Ronaldo do të pranonte një reduktim të pagës së tij për të lehtësuar transferimin, edhe pse futbollisti e konsideron si nderim sportiv titullin e lojtarit më të paguar në botë./shekulli/
Etiketa: Cristiano Ronaldo, La Liga, Real Madrid