E premte, 29 Maj 2026

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve izraelite në tetor të vitit 2023 ka arritur në 72,819, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 172,894.
Burime mjekësore në Gaza njoftuan të enjten se gjatë 48 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar 16 të vrarë dhe 39 të plagosur.
Sipas të njëjtave burime, që nga prishja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë regjistruar 922 viktima dhe 2,786 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë edhe 781 trupa nga rrënojat.
Autoritetet shëndetësore thanë se shumë viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit dhe ambulancat nuk kanë mundësi të arrijnë në shumë zona të goditura. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale