SHBA, senatori kërkon hetime për vrasjen e palestinezëve


E enjte, 31 Mars 2016

Washington – Deklarata e fundit e senatorit amerikan dhe kryeministrit izraelit mund të bëjnë shumë aktuale temën e bashkëpunimit SHBA-Izrael gjatë fushatës parazgjedhore.

Senatori amerikan Patrick Leahy ka deklaruar se është e domosdoshme të hetohen pretendimet për ‘ekzekutimin e palestinezëve’, të cilat i kryejnë forcat e sigurisë izraelite pa gjykim, me ç’rast në përgjigjen e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ushtarët izraelitë nuk janë vrasës, por rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur civilët, raporton Anadolu Agency (AA).

Leahey i ftoi autoritetet amerikane që të hetojnë pretendimet për ekzekutimin e palestinezëve dhe shtoi se ndihma e SHBA-ve ndaj Izraelit, duhet të ndërpritet në qoftë se vërtetohet se forcat izraelite të sigurisë kanë shkelur rëndë të drejtat e njeriut.

Kreu i qeverisë izraelite Netanyahu, ka kritikuar ashpër senatorin për deklaratat e tij dhe tha se nuk mund të kuptojë pse askush nuk flet për të drejtat e njeriut, kur vriten izraelitët.

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit