E enjte, 23 Prill 2026

Për shkak se Gjykata e Apelit nuk kishte dëshmi nëse pala e dëmtuar, Filiz Sejdullah, është ftuar me rregull për seancë, ka dështuar të mbahet gjykimi në të cilin do të elaboroheshin ankesat në rastin ku Beqir Hoxha akuzohet për fajde, e ku Themelorja në Prishtinë e kishte dënuar me 4 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.
Edhe seanca e 8 prillit kishte dështuar për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Hoxha, Fanol Krasniqi gjendej jashtë vendit.
Kujtojmë se Hoxha më 4 qershor 2025 ishte shpall fajtor dhe ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Fajdeja” me 4 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, si dhe ishte obliguar që t’ia paguaj të dëmtuarit shumën prej 77 mijë e 500 euro.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 6 nëntor 2023, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Beqir Hoxhës, i cili ngarkohej për veprën penale të fajdesë, raporton Betimi për Drejtësi.
Dënimi i fajdexhiut nga Prizreni, seanca në Apel dështon të mbahet
Burimi: klankosova
