E enjte, 23 Prill 2026

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.
Dyshohet se një 29 vjeçar ka rënë nga një lartësi e një objekti në ndërtim e sipër.
Burimet brenda policisë bëjnë me dije se aktualisht një person po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, i cili duke drejtuar Kranin ka shkaktuar rrëzimin e viktimës nga skelet.
“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”, thonë nga policia.
Burimi: klankosova
