Spektakël i garantuar në Ligën e Kampionëve, nëntë ndeshje dhe përballje gjigantësh


E martë, 3 Nëntor 2026
Spektakël i garantuar në Ligën e Kampionëve, nëntë ndeshje dhe përballje gjigantësh

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në program janë disa përballje tejet interesante mes skuadrave të mëdha evropiane.

Vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Atletico Madridit dhe Bayern Munichut, si dhe te përballja Barcelona – Aston Villa.

Interes të madh pritet të zgjojë edhe ndeshja Manchester United – Roma, ndërsa Paris Saint-Germain do të kërkojë fitore në udhëtim te Villarreal.

Ndeshjet e para nisin në orën 18:45, kur Shakhtar Donetsk përballet me Sportingun, ndërsa Galatasaray pret Stuttgartin.

Në orën 21:00 zhvillohen shtatë takimet e tjera:

Me nëntë përballje në një mbrëmje, tifozët e futbollit evropian pritet të kenë një program të pasur me rivalitet dhe emocione.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit