E hënë, 2 Nëntor 2026

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion të Al-Nassr për përballjen ndaj Pakhtakorit në Uzbekistan, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Trajneri Ange Postecoglou ka vendosur t’i japë pushim yllit portugez, si dhe Kingsley Comanit e Mohamed Simakanit, për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe udhëtimeve të shpeshta.
“Duke pasur parasysh presionin e ndeshjeve dhe sasinë e udhëtimeve”, shpjegoi Postecoglou arsyen e vendimit.
Ronaldo vjen pas një paraqitjeje të shkëlqyer në kampionatin saudit, ku realizoi het-trik në fitoren 5-3 ndaj Al-Kholoodit, duke arritur në kuotën e 985 golave në karrierë.
Ndërkohë, Al-Nassr synon të fitojë për herë të parë trofeun më të rëndësishëm kontinental, por deri tani ka grumbulluar vetëm tri pikë dhe renditet në vendin e nëntë në grupin perëndimor./04 Online/
Burimi: 04online
