E hënë, 5 Qershor 2023
Dy skuadrat kërkojnë të fitojnë trofeun për ta shpëtuar sezonin, edhe pse Gjilani tanimë ka arritur të siguroj daljen në garat evropiane nga vendi i tretë në kampionat.
Gjilani ka fituar vetëm njëherë Kupën e Kosovës dhe atë në sezonin e parë të pasluftës 1999/2000, kur në finale mposhti Besianën 1-0.
Në fakt Gjilani shkoi në tre finale radhazi, por pastaj në vitin vijues u mposht nga Drita e pas dy vitesh nga Besiana.
Kanë kaluar 21 vite nga finalja e fundit e Gjilanit dhe kuqebardhët synojnë ta fitojnë Kupën e dytë të Kosovës.
Ndërkohë krejt ndryshe është situata te klubi kryeqytetas që vazhdon të jetë skuadra që ka fituar më së shumti këtë trofe, plot shtatë herë nga 10 finale sa ishte pjesëmarrëse nga sezoni 1991/92.
Pas kryeqytetasve që janë skuadra me më së shumti Kupa të Kosovës të fituara vijnë klubi tanimë i shuar Feronikeli dhe Besa e Pejës që kanë fituar nga tre trofe.
Liria, Llapi dhe Flamurtari renditën më pas me nga dy Kupa të Kosovës të fituara.
Ndërkohë nga njëherë Kupën e Kosovës e kanë fituar skuadrat si Drita, Trepça, 2 Korriku, Gjilani, Besiana (e shuar), KEK-u, Vëllaznimi, Kosova e Prishtinës, Hysi (e shuar) dhe Trepça ’89./Telegrafi
Etiketa: Futboll, Gjilani, Kupa e Kosovës, Prishtina