Kryeprokurori i Shtetit merr pjesë në Forumin e Pestë të Kryeprokurorëve të Ballkanit në Turqi


E premte, 30 Tetor 2026
Kryeprokurori i Shtetit merr pjesë në Forumin e Pestë të Kryeprokurorëve të Ballkanit në Turqi

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë pjesë në Forumin e Pestë të Kryeprokurorëve të Përgjithshëm të Shteteve të Ballkanit, i cili është mbajtur në Antalya të Turqisë.

Në këtë forum, që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë penale, morën pjesë edhe prokurorja znj. Elza Bajrami-Kastrati – anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe Arianit Salihu – Zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gjatë forumit, Bajrami-Kastrati prezantoi temën mbi rolin e autoriteteve prokuroriale në luftën kundër migracionit të parregullt dhe krimit ndërkufitar.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Eurojust-it, Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve dhe institucioneve të drejtësisë nga vendet e Ballkanit dhe shtete të tjera.

Forumi synon shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet institucioneve prokuroriale, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit./


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit