“Revolucioni urban” i Shaqir Totajt: Projekte “gjigande” që do ta ndryshojnë Prizrenin


E mërkurë, 1 Prill 2026
“Revolucioni urban” i Shaqir Totajt: Projekte “gjigande” që do ta ndryshojnë Prizrenin

Kryetari i Komunës, Totaj, ka prezantuar sot një paketë “urgjente” vendimesh që pritet ta transformojnë qytetin… ose të paktën ta bëjë viral për 24 orë 😅

🚴‍♂️ Biçikleta falas për çdo qytetar – sidomos tani në krizën e naftës, kur çmimi ka kapërcyer 1.80 cent… dhe për shkak të parkingjeve “luksoze” në qendër që kushtojnë më shumë se një kafe ☕️ !

– Bonus surprizë: një ditë në vit, Komuna me mjete vetanake do t’ua paguajë të gjitha parkingjet në qendër,  si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë

– Festival ndërkombëtar të bakllavasë, salepit e bozës – ku konkurrenca është e fortë, dieta dorëzohet pa luftë… ndërsa subvencionet komunale, si gjithmonë, shkojnë “te të njohshmit”

– Taksi ajrore mbi Shatërvan – për ata që s’kanë nerva për trafik… e as për përshëndetje.

– Lumbardhi do të ndriçohet si Las Vegasi – që edhe shëtitjet e mbrëmjes të kenë pak “show” dhe pak më shumë fatura të rrymës.

– Semaforë me votim publik dhe ma pak rreth-rrotullime – demokraci edhe në trafik… kësaj here pa manipulim votash (premtohet! 🤫)

– WiFi publik që punon perfekt… veç kur s’ke nevojë për të.

– Dhe për fund: çdo rrugë në ndërtim do të përfundojë “brenda afatit”… vetëm se nuk dihet cili afat? 

Sipas kryetarit, këto projekte janë “gati për implementim”… veç po pritet 2 Prilli që të harrohen.


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit