E premte, 13 Korrik 2018
Prishtinë – Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend ditë janë disa projektligje, si ai për Noterinë, për konfiskimin e pasurisë së fituar kundërligjshëm, ai për qasje në dokumente publike, ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, për inspektoratin e arsimit etj..
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim dhe
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.