Vetëvendosje: Nuk po zbatohen rezolutat e miratuara në Kuvend


E premte, 12 Tetor 2018

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media përmes të cilës ka bërë me dije se nuk po zbatohen rezolutat e miratuara në Kuvend.

Zyrtarët nga kjo parti janë ndalur kryesisht tek rezoluta e miratuar më 12 korrik që ka të bëj me Telekomin e Kosovës.

Sipas VV asnjë nga pikat e kësaj rezolute nuk është implementuar.

Ata kërkojnë nga Qeveria që të merren masa dhe ta implementojnë së më shpejtë këtë rezolutë, por edhe të tjerat të miratuara në Kuvend.

Etiketa: , ,
Të fundit