E premte, 31 Tetor 2014 
Grupimi më i madh shqiptar i tifozëve, Tifozët “Kuq e Zi”, u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë prezent në protestën e madhe para UEFA-s të dielën më 2 nëntor.
Para pak ditësh u bë i ditur njoftimi për protstën e madhe para UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Por, tani thirrja është bërë publikisht me një video ku Tifozët Kuq e Zi kërkojnë të gjithë të jenë të pranishëm në këtë protestë.
Kjo thirrje për protestë vjen pas vendimit të UEFA-s për të dënuar Shqipërinë me rezultat zyrtar 3-0 pas ndeshjes skandaloze ndaj Serbisë, ku lojtarët shqiptarë ishin viktimë e terroristëve serb në stadium.
Etiketa: Kombëtarja, Shqipëria, Tifozët Kuq e Zi