Prizren: Vrasje, një 14-vjeçar theret me thikë


Friday, August 28th 2026

Mbrëmë ( e enjte ) në Prizren, një i mitur dyshohej se ishte therur me thikë.

Rasti ndodhi, rreth orës 23:45, raporton Gazeta e Prizrenit

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, i cili i kishte dhënë ndihmën e parë viktimës, një 14-vjeçari.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi Bytyqi.

Ai bëri të ditur se pak më larg vendngjarjes është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, po ashtu i mitur, rreth 17-vjeçar.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha Bytyqi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari 17-vjeçar është ndaluar për 24 orë.

Bytyqi tha se, për shkak të moshës, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur ndonjë rast të mëhershëm të regjistruar në evidencat policore.

Rasti është cilësuar “Vrasje” dhe mbetet nën hetim. / Gazetae e Prizrenit

Vrasja e gruas në Prizren: Prokuroria jep detaje, burri ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët


Source: prizrenpost

Latest