Inside Rozeta Hajdari’s WhatsApp – the terrifying conversations about State Reserves


Saturday, June 20th 2026

Paparaci ka siguruar komunikimet ekskluzive në WhatsApp të zhvilluara në një grup privat mes ish-ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, sekserit të mallrave të Rezervave Shtetërore, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarëve të Ministrisë.  

Një dosje e klasifikuar si sekret shtetëror nuk po trajtohej në zyra të shtetit, me procedura zyrtare dhe me linja të sigurta komunikimi.

Për muaj të tërë, ajo po diskutohej në WhatsApp.

Komunikimet e siguruara nga telefoni i ish-ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, zbulojnë biseda të shpeshta të saj me sekserin Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e Ministrisë, Irfan Lipovicën e Hafiz Garën, për procesin e blerjes së rezervave shtetërore.

Dosja ishte e klasifikuar si sekret shtetëror me vendim të Qeverisë së Kosovës, në një mbledhje të zhvilluar në shkurt të vitit 2022.

Por, komunikimet tregojnë se sekreti i shtetit kryhej në platformën WhatsApp, mes katër personave që, sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, nuk posedonin as certifikata sigurie.

Bisedat e plota, të cilat i ka siguruar Paparaci, ishin zhvilluar mes muajve mars dhe qershor të vitit 2022.

Kjo është hera e parë që zbulohet në detaje sesi Ridvan Muharremi, një sipërmarrës i afërt me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me kryeministrin Albin Kurti, ka luajtur rol kyç në skandalin e Rezervave Shtetërore.

Komunikimet dëshmojnë se pronari i restorantit “Bukë e Zemër” në Prishtinë, nuk ishte thjesht një sekser periferik. Ai ka koordinuar tërë procesin, ka kontaktuar operatorët ekonomikë, është marrë edhe me detajet e transportit dhe deponimit të rezervës shtetërore.

Vendndodhja e Rezervës Shtetërore, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohet informacion i ndjeshëm dhe i mbrojtur me Ligjin për Rezervat Shtetërore, pavarësisht klasifikimit formal si sekret shtetëror.

Ridvan Muharremi e shkelte këtë ligj në komunikim të drejtpërdrejt me ish-ministren dhe zyrtarët e tjerë, dëshmojnë bisedat e zhvilluara mes tyre në WhatsApp. Ai e siguroi personalisht vendin ku do të ruhej gruri i Rezervave Shtetërore.

“[REDAKTUAR] Hafiz për me e lon mallin e kom siguru ni ven për 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona të rezervum për ne ok mos e haro osht njeri i besueshëm”, i thotë sekseri Muharremi, drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Garës.

“Është ky mulli, Rid? Apo transportues”, ia kthen Gara në komunikimin që zhvillohej në grupin e përbashkët.

“Mulli edhe ka kamiona që i siguron”, e siguron Ridi, Garën, për vendin e deponimit të Rezervave Shtetërore.

Ish-ministrja Hajdari jo që nuk brengosej për sekretin shtetëror që po kryhej në WhatsApp, por komunikimet tregojnë se ajo as nuk ishte në dijeni as se kush ishin kompanitë me të cilat ishte marrë vesh i besuari i saj, sekseri Ridvan Muharremi.

Muharremi i kishte bindur ish-ministren e Tregtisë dhe zyrtarët e kësaj ministrie që për 10 mijë tonë grurë të kontraktohej kompania turke ‘Yafe Turizm Insaat Saanayi ve Tiçaret Anonim Sirketi’ – një biznes që operon në sektorin e ndërtimit dhe turizmit.

“Me çka merret firma e Hamza Yatallay”, pyet ajo në grupin e WhatsApp, duke kërkuar sqarime për profilin e kompanisë turke.

“Turizëm dhe ndërtim”, përgjigjet Gara, drejtori i departamentit përgjegjës për Rezervat Shtetërore.

“Jo mirë, te kush e ka ble grurin, te cila firmë në Ukrainë”, vijon Hajdari.

“Pse nuk e ke, pse nuk e ke pyet? Po ti duhesh me pyet, me dijt kah të ka ardhë gruri”, konfrontohet ajo me zyrtarin e ministrisë.

Nga 10 mijë tonë grurë të porositura nga kompania turke, rreth 52.5 tonë nuk kishin ardhur kurrë edhe pse pagesat ishin kryer nga Ministria e Tregtisë. Vaji dhe sheqeri, të porositura me ndërmjetësimin e Ridvan Muharremit në Poloni, nuk kishin mbërritur kurrë.

Gjatë bisedave në grupin privat në WhatsApp, sekseri Muharremi arsyetonte vonesat e kompanisë polake ‘Xanto SP’ në sjelljen e produkteve për të cilat ishte paguar 270 mijë euro nga MINT.

“A na vjen zejtini nesër”, e pyet sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica, sekserin Muharremi dhe pastaj korrigjohet: “Vaji”.

Muharremi, i cili në këtë grup privat ishte emërtuar me emrin “Ridvan gruri”, i përgjigjet:

“Sot o nis se i kan bo letrat kah Serbija dje o dasht mu nis o nis sot ja kan dru vjen kah Maqedonija”.

Për aferën e Rezervave Shtetërore, ish-ministrja Hajdari dhe tre të tjerët po përballen me akuza të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria i akuzon Hajdarin dhe dy zyrtarët e MINT-it se i shkaktuar rreth tre milionë euro dëme buxhetit të shtetit me rastin e blerjes së mallit për rezervat shtetërore. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë.

Paparaci kishte raportuar vitin e kaluar për aktakuzën e ngritur ndaj tyre. Por komunikimet e siguruara tani japin për herë të parë pamjen direkte të mënyrës sesi zhvillohej procesi – jo në zyrat e shtetit, por në një grup WhatsApp-i.

Grupi në WhatsApp mes Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Kushtrim Dakajt, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit.

Komunikimi bëhet në grup, të cilin e ka krijuar Rozeta Hajdari.

Emërtimet në grup përfaqësojnë mënyrën origjinale të regjistrimit të kontakteve nga ish-ministrja Rozeta Hajdari, ashtu siç figurojnë në telefonin e saj gjatë komunikimeve. Emërtimi “Ridvan Gruri” është përdorur si alias për Ridvan Muharremin.

Irfan Lipovica: Me ambasadorin e shqipërisë është mirë me u taku, nëse mundet me na liru prej kostos së portit pas 5 dite, po llogaritet që zgjat 20 ditë shkarkimi, çdo ditë pas ditës së 5 është 5000 euro kosto si dhe nëse mundem me i thjeshtëzu procedurat

Rozeta Hajdari: Flas me ministren Daulina Ibrahimaj

Hafiz: Ok, jemi me Ridin, tuj shikue për transportuesit

Ridvan gruri: Momentalisht ky i paska 20 kamiona

Ridvan gruri: Po jom ty fol me Agjentin në Shqipri për me na kry pun

Rozeta Hajdari: Kontratën duhet ta ndryshojmë

Rozeta Hajdari: Hafiz a ke shkru email te furnizuesi i grurit në Turqi shqip dhe anglisht

Rozeta Hajdari: jam në mbledhje të Qeverisë

Ridvani gruri: Dojsha me ju thon me fol me Ambasadorin e Shqipris me na ndihmu

Hafiz: Veq anglisht e kemi ba kontratën, ministre

Ridvan gruri: Zonja Ministre na kemi ni punë shum ma me randesi SOT se sa kontrata ju lutem

Irfan: A mund ta kemi një raport të shkurt për ofertuesit e sot-it, sa kamon kanë ofru dhe qmimet

Hafiz: Po, e kam edhe një OE në 15,00 por e përmbledhi disi

Irfan: Vetem në pika të shkurta, qmimi dhe numri i kamionëve të ofruar

Rozeta Hajdari: Irfam dhe Hafiz ejani pas 30 min në kabinet

Hafiz: Kujdes me përzgjedhjen e anijës Rid, maksimumi i thellsisë qenka 8.5m.. shkarkim/ngarkimi spo merrka kohë n’PortoRomano, për 5-6 min kamioni po u ngarkohka e peshojka!

Irfan: Dmth paska mundësi shumë kamionë me qenë

Ridvani gruri: Jo në Portoromando nuk osht port i mirë

Ridvani gruri: E bimë në Durse kto Anije e kryjmë punë

Ridvani gruri: Po veq ka qen Anija aty e din

Hafiz: Për ankorim, na u kërkuen përmasat e anijes, Rid!

Ridvani gruri: Neve na duhet agjenti e aj merret me anije fol me kapetanin

Ridvani gruri: I kom thon Hafizit mu më duhet vetëm numri dhe emri i Agjentit

Ridvani gruri: Ntm e për knej ata net meren vesh me kon o shku Hafizi unë prap jom ok për gjdo gja me kon aty

Ridvani gruri: [REDAKTUAR] Hafiz për me e lon mallin e kom siguru ni ven për 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona të rezervum për ne ok mos e haro osht njeri i besueshëm

Hafiz: Është ky mulli, Rid? Apo transportues

Ridvani gruri: Mulli edhe ka kamiona që i siguron

Irfan: Hafiz kur te pushojsh, një info në pika të shkurtra për vizitën atje, u takuam e folëm por me mirë e kemi këtu

Hafiz: Nga dy agjentët e licensuar: Erges Mezini REIMAR dhe Gëzim Seranaj ELRED, Ridi mund t’i drejtohet këtij të dytit. Çmimoren e portit po ua përcjell në e-mail. Problemi i vetëm mbetet 5 ditëshi i zbarkimi që duhet t’zgjatet, ose transporti të vijë me dy anije 5000 tonëshe me një pauzë njëjavëshe n’mes. Fershpedi ashtë OE serioz që mund t’i besohet transporti Durrës-Prishtinë.

Irfan: Dmth gati qenkemi për kontratë të hënën

Hafiz: Po, kontratat, menaxherët, komisionet, edhe deponimi

Irfan: Deponimin po mundohemi me shpërnda ke edhe rekomandim i kforit

Ridvani gruri: Ndëgjohemi nesër nese keni kohë

Ridvani gruri: Sot o nis se i kan bo letrat kah Serbija dje o dasht mu nis o nis sot ja kan dru vjen kah Maqedonija

Ridvani gruri: Po veq për 3 dit nashta ma heret ktu se ish kon problem me transportesa nuk po dasht me ardhur knej po u kry

Rozeta Hajdari: Ridvan të lutem emrin e anijes daten dhe kohën kur niset, dhe daten dhe kohën kur vjen

Rozeta Hajdari: Dhe nga cili port në turqi niset anija

Rozeta Hajdari: Jemi tani me KFOR dhe FSK

Ridvani gruri: Tash po flas me agjentin dhe ju dërgoj karakteristikat

Rozeta Hajdari: Na duhet një anije e tillë

Ridvani gruri: Këto janë shënimet e anijes

Ridvani gruri: Mu me keni në dispozicion 24 orë veq lajmromni pak ma heret për takim

Hafiz: Rid, sapo ti kesh t’dhënat e anijes na i përcjell t’lutem! Na duhen me një takim t’orës 15:00 sot

Ridvani gruri: Nuk e di a muj sot me t’i siguru

Ridvani gruri: Irfan paret hala skan mrri pom hupin anijet ju lutemmmmm

Irfan: Pagesa sot në mëngjes është certifiku

Irfan: Nese sot skan mbrri neser në mëngjes jon

Ridvani gruri: Ishalla menxi i gjeta prap 2 Anije po fillojm me bo shpenzime palidhje Hamza pom thot

Irfan: Rid nga thesari konfirmojn që mjetet dalin deri në fund të ditës

Ridvani gruri: Ok shpejt ti qoj shënimet e Anijeve

Ridvani gruri: I sigurova krejt veq paret nuk kan mri

Rozeta Hajdari: A ende nuk janë nisë anijet?

Ridvani gruri: Jo zonja Rozeta pa pages nuk nisen

Rozeta Hajdari: Pse kjo vonesë zv sekretar Irfan?

Irfan: Të premten sistemi i thesarit ska punu fare për shkak të fundmuajit, dje është hap është kry pagesa sot bëhet transferi apo arrijnë mjetet – ka konfirmu thesari

Irfan: Kanë mbrri pagesat- konfirmim nga thesari

Hafiz: Gëzim Seranaj, mund t’mos jet agjenti, Rid. Porti nga preferoj dy tjerë, por emrat e tyre i marrim sapo t’ua përcjellim t’dhënat e anijeve!

Rozeta Hajdari: A keni siguru vendin për importin e vajit dhe sheqerit

Rozeta Hajdari: Unë thirra [REDAKTUAR] pasi kuptova nga Ridi e jo nga ju se nuk keni siguru vend ende për sheqer

Irfan: Po jom në kontakt me agonin dhe ende spo di sigurt, na konfirmon së shpejti

Irfan: Kisha dëshirë ta menaxhon ky, një operator tjetër që na ka premtuar që e merr së fundi ka hjek dorë

Rozeta Hajdari: Menaxhimi nga MINT është keq !!!

Irfan: Qëllimi ynë është që të i ruajm pa paguar qera e kjo po është sfiduese

Irfan: E konfirmuan edhe gadishmerin për ruajtje të sheqerit, tani po vjen operatori për nënshkrim të kontratës

Ridvani gruri: Ju dërgova dy anijet janë konfirmu

Ridvani gruri: Kërkush nuk po e konfirmon që e murët mesazhin

Irfan: Hafizi ju ka dërgu një anëtari të kforit

Ridvani gruri: Tash osht ty u ngarku ton naten po ngarkojm sonte

Hafiz: S’po mund e gjej BILL OFF LOADING në dokumentat më lart, Rid!

Ridvani gruri: Per qdo lëvizje ju lajmroj meniher

Ridvani gruri: Sonte Anija e kryn ngarkimin e nesër në mëngjes niset letrat e ngarkimit nuk muj mi marë deri sa të kryhet ngarkimi kjo Anije ka 6400 ton. tjetër spp di qka me ju thon

Ridvani gruri: Tjetra ngarkohet meniher mas ksaj detajet e Anijeve ju kam dhon

Ridvani gruri: Ky osht Agjeti [agjenti, v.j] në Shqipri që duhet me u kontaktu Agjentat tonë

Ridvani gruri: Miremengjesi Anija nuk ka mujt prom naten me përfundu ngarkimin se ka ra shum shi, kështu që sot po vazhdon ngarkimin e nesër në mengjez herët niset

Hafiz: Përderisa s’është ngarkue anija, duhet shikue ky Agjent: Erges Mezini

Irfan: Rid: Anijet a do ta kenë një bill of loading apo dy

Irfan: Nëse munden anijen e dytë mos me nis menjëherë që mos me na pri shumë në port deri të shkarkohet e para puna e kostos, nja 4 ditë po duhen në rrethana normale për të paren

Ridvani gruri: Hafiz un ta kom dërgu Adresën e Agjentin ky i joti net e kontakton

Ridvani gruri: A keni ardh në zyre apo jo

Rozeta Hajdari: Jo sot në shpi punoj se paradite isha në shkup

Ridvani gruri: Të Hanën duha mu pa me juve 10 min

Ridvani gruri: Hiq spo ma ktheni përgjigjen

Ridvani gruri: Faleminderit Vikend të bukur krejt Grupit

Ridvani Grupi: Rruga e mbarë i koftë Anija u nis

Ridvani gruri: Ju lutem përcjellni letrat te shpedicionet që me pas kohë mi pregatit letrat

Hafiz: Bukur fort, qenka BL që na kërkohet… lundrim t’mbarë!

Rozeta Hajdari: Rid, si i kan ditët në port anijet, dyjat nga pes ditë?

Ridvani: Përshëndetje Anija për shkak të motit të ligë asht vonu kështu që ose në mramje me 15 vjen ose me 16 gjat ditës që po na konvenon po i marim 2 ditë të vikendit pa kompenzim punë të mbarë

Hafiz: Rid, e thirri sërish Qalin, nashta merren vesh! Po pyet, ami nisë kamionat për Durrës? Emailin e Hamzës e forwardova

Ridvani gruri: Tjetra Anije nesër në mëngjez fillon ngarkimin

Rozeta Hajdari: Zvsekretar a shikove për Doganën

Irfan: Na mundësoj zgjatjen e orarit, zyrtarët doganorë do të akomodojn kërkesat e operatorit

Hafiz: Kurdo që ke kohë, t’presim me sekretarin, Rid

Ridvani gruri: Nuka jam në Kosovë, cka ka të re

Ridvani gruri: Përshëndetje të gjithve deshta me ju pëshëndet dhe me ju informu që Anija oshte nesër në ora 14:00 në portin e Dursit Naten e mirë

Ridvani gruri: Flej mirë Hafiz e meno mirë gjithmon del mirë mos të paragjykojm Letrat jon të njëjta si të parat veq sasija ndron

Irfan: Rid a po e dijmë kohën kur mbrrin vaji dhe sheqeri?

Ridvan gruri: Hafiz aj ta ka dërgu ni formë tash na dërgon edhe kët tonën

Hafiz: Po po, për pagesa jasht, po duhet qaj ekseli sikur i juvi i fundit. Ministrja më thirri ktu jom afër zyrës së saj

Ridvan gruri: [REDAKTUAR] Hafir për me e lon mallin e kom siguru ni ven për 200 kamiona edhe i ka 20 kamiona të rezervum për ne ok mos e haro osht njeri i besueshëm

Hafiz: Bukur fort, derisa ta bëjm ndonjë zgjidhje afatgjatë

Hafiz: Mjesi Rid, 52.5 ton drith mangut po dalin!

Ridvan gruri: qfar komepnzimi nuk po kuptoj 6000 ton jon kon ma tepër unë i kom krejt matjet e vagave që jon mbushë, Hafiz të Merkurën vjen Hamza e mi bjen krejt letrat e vi me të edhe krejt i kryjmë punë të mbarë

Hafiz: Rid, sot po fillojm me procedim në gjyq! Dy e-maila ia shkorva YAFE-s, s’ndihet i gjallë!

Ridvan gruri: Ti fillo po gabim je shum prit nesër në mëngjez shihemi e meremi vesh se krejt letrat i kom

Ridvan gruri: Hafiz Hamza ka ardh krejt letrat i ka vetëm kur të takohemi duhet me u taku edhe me Rozetën leje ni takim patjetër me të nëse dojm me u taku ok

Ridvan gruri: Kamionat ka dasht mi qu kah Serbija i ka rregullu krejt po i kanë thon që nuk bon vinshpedicionet anej i thash me ardh kah Maqedonia ok vin pa merak

Ridvan gruri: Hafiz Hamza osht edhe nesër para dite ktu e mos të flejm po të takohemi e mos thuni ka dal mongi ka dol tepër

Hafiz: Përshëndetje Rid, Naj risi prej Tomasit?

Ridvan gruri: Nesër më premtoj mi dërgon numrat e kamionave e ka kry krejt

Ridvan gruri: Kqyre a të erdh ni imail prej Tomasit

Hafiz: Po, paska lyp afat, koxha gjatë.. fundin e gushtit, si deadline! Po e pyes nesër shefen

Hafiz: Mirëmengjes shoq.. as Ridi, as Neziri s’erdhen dje!

Ridvan gruri: Hafiz trem a mos ti kanë lajmru kta idiotat se shim e keni shty me ta po ju thash 100 her hajdeni po shkojm po ja nxojm derën në Poloni e nuk podalim deri sa te kryn po ju sdi qka po pritni mo

Hafiz: Përsh. Rid, Tomasin sot e dorëzova të org. kompetente, mundohu deri të hënën rreth grurit që t’mos koritmi për pak, t’lutem!

Rozeta Hajdari: Me çka merret firma e Hamza Yatallay

Rozeta Hajdari: Jo mirë, te kush e ka ble grurin, te cila firmë në Ukrainë

Rozeta Hajdari: Pse nuk e ke, pse nuk e ke pyet?

Hafiz: S’shkruen kurrkund, veq origjina, shteti

Rozeta Hajdari: Po ti duhesh me pyet, me dijt kah të ka ardhë gruri

Hafiz: Tash e kam hallin te vonesa e vaiit dhe sheqerit


Source: prizrenpost

Latest